Stresi i acaruar me banorët, Lugati: Kejsi veç ti mund të na shpëtosh nga kjo luftë (VIDEO)

By

Stresi sot u mllefos shumë me banorët, sidomos me Edonin, që i kërkoi ‘betejë’.

Sipas reperit, askush nuk mund të hyjë në ‘battle’ (luftë) me të.

“S’mundet me ardhë as Victoria, as askush tjetër, me hy me mua me u kapë, e kam unë fajin që hy me këdo në ‘battle’, se jashtë pasha familjen ju tregoj a kishit hy me mua në ‘battle’”, u shpreh reperi.

Ai tha se e mirëpret çdo sfidë, por, sipas tij, ai që e sfidon do të përballet me ‘fytyrën e tjetër’ të Stresit.

“E mirëpres çdo sfidë dhe çdokush që ka me u merr me mua në këtë shtëpi, kam me ia nxjerr fytyrën tjetër”, tha reperi.

Ndërkaq, Lugati, i cili gjendej me Stresin në kuzhinë përderisa ky i fundit fliste me kamerë, e ndërpreu reperin duke i kërkuar të ish-bashkëshortes së tij, të vijë e ta qetësojë ish-partnerin.

“Kejsi veç ti mundesh me na shpëtu nga kjo luftë. Kështu që të lutem hajde sa më shpejt. Të lutem lajmërohu”, tha Gjoni.

Artikuj të ngjashëm