Finalistja dhe një nga banoret më të pëlqyera në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, ka nisur me intervistat e saj të para pas këtij rrugëtimi të gjatë.
E ftuar në “Hallakamë” në Klan Kosova ajo dha një deklaratë në lidhje me fitoren e Lumbardhit i cili mori në shtëpi çmimin e madh prej 144 mijë eurosh.
Ajo thotë se nuk beson në fitoren e tij duke aluduar se babai e kishte ndihmuar të fitojë.
“Unë e them të vërtetën. Besoj se Lumbardhi nuk e ka 100% këtë fitore nga publiku, ia ka blerë babai i tij”, tha ajo duke vazhduar, “Nëse edhe unë i kisha fut 50 mijë euro në vota, do e fitoja”.
Shihni më poshtë videon e plotë të deklaratës së saj. /Prive.al