Një këngëtare shumë e famshme, me një karrierë mbi 20 vjeçare në muzikë e me dhjetëra këngë të bukura në repertorin e saj.
Edona Llalloshi, të mërkurën po e feston ditëlindjen. Ajo ka mbushur plot 38 vjet jetë, ndërsa freskia që ka ruajtur, nuk lë të kuptohet se tashmë iu është afruar të 40-tave.
Ajo është lindur me 26 korrik të vitin 1979, ndërsa ka një jetë të tërë që i është dedikuar muzikës, ngase karriera e saj filloi qysh në vitin 1994.
Në këtë ditë të veçantë, vëllai i saj, muzikanti Milot Llalloshi e ka uruar përmes Instagramit, duke mos u bërë emocional e as dramatik, por vetëm me pak fjalë.
“Urime ditëlindja motër e dashur”, ka shkruar ai, duke publikuar edhe një fotografi me këngëtaren. /Prive.al