Edona Llalloshi takohet me njerëz të rëndësishëm në Amerikë (FOTO)

By

Gjatë qëndrimit në Amerikë konkretisht në New York, Edona Llalloshi u takua me njerëz të njohur njëkohësisht të rëndësishëm shqiptarë.

Përmes disa fotografive në Instagram, këngëtarja bëri me dije se është takuar me anëtarë të konsullatës së përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York.

Në foto Edona shihet krah Ambasadores së Shqipërisë në New York, Floreta Faber, Gani Shehun dhe Rrahman Llalloshin.

Përveç këtyre, artistja u pa edhe me Vlora Çitakun dhe Teuta Sahatçiun.

Edona shkoi në Amerikë pasi këndoi për shqiptarët atje në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës./Prive.al

Artikuj të ngjashëm