Këngëtarja Edona Llalloshi, nëpër krejt këto vjet ende ka arritur ta ruajë freskinë rinore dhe pamjen e saj të përhershme.
Ajo sapo ka publikuar inserte nga klipi i saj i ri “Hallall të qoftë”, në të cilin ka mbajtur ngjyrën e kuqe të flokëve që i shkon shumë.
Edhe kësaj here Edona vjen me shumë sharmë dhe veshur në ngjyrë të kuqe e të bardhë, ajo duket tejet lozonjare e kënga, është ritmike edhepse flet për një dashuri që rezultoi me ndarje. /Prive.al