Pak ditë më parë, ju njoftuam për ambiciet e Edona James që të depërtojë në botën e muzikës.
Ajo do të ketë gati këngën e saj të parë në gjuhën gjermane me datën 28 Gusht. Tematika do të ketë të bëjë me krenarinë e të qenurit femër.
Por synimet e Edonës duket se nuk përfundojnë këtu. Në 2016-tën caku i saj do të jetë përfaqësimi i Shqipërisë në festivalin më të madh të muzikës në kontinent, Eurovision.
Të paktën kjo kuptohet përmes përshkrimit që Edona James i ka vendosur një fotoje të postuar në Instagram.
Se a bëhet fjalë vetëm për një mendim të momentit, ndoshta inspiruar nga Conchita apo një synimi serioz të transgjinorit të parë shqiptar kjo mbetet të shihet tash edhe kur aplikimi për Festivalin e Këngës në RTSH është zyrtarisht i hapur. /Prive.al/
https://instagram.com/p/6WAJg_GnF-/