Zgjedhet ‘Miss Kosova Universe 2016’

By

Në spektaktlin ‘Miss Kosova 2016’ ka qenë Camilla Baraza nga Argjentina ajo që është shpallur ‘Miss Kosova Universe 2016’.

Vendimi është marrur nga juria profesionale e përbërë nga Misse nga e mbarë bota të cilat menduan se Camilla do jetë përfaqësuesja e shtetit në evenimentin më të rëndësishëm të bukurisë.

Ndryshe, gjatë spektaklit, bukuroshja tha se brenda mundësive të saj do përpiqet për njohje të shtetësisë së Kosovës nga vendi i origjinës, Argjentina, i njohur për qëndrim pro serb në kauzën e pavarësisë së Kosovës.

Në spektakël u zgjodh edhe vajza që do na përfaqësojë në Filipine tek ‘Miss Earth 2016’. Ajo është Andina Pura. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm