Edi tregon çka i bënte Hyseni – Alvisës në prapaskena

By

Në dramën mes Hysenit dhe Alvisës, versionin e tij e ka dhënë edhe Edi.

AI është treguar i balancuar në fillim por më pas ka ndarë një detaj që duket se arsyeton shumë nga qasja e Alvisës sa i përket raportit me ish të dashurin, Hysenin.

Edi ka treguar se në prapaskenat e programit, Hyseni ka treguar forcë ndaj Alvisës.

Ai tha se ka qenë dëshmitar që Hyseni e ka kapur me dhunë Alvisën në prapaskenë.

‘’Unë e kam mbrojt Alvisën kur e ka kap ai me dhunë në prapaskenë. Kur erdhi në fillim, sapo dolëm nga studio, ai e kapi me dhunë, përdori dhunë ndaj saj, e kapa e shtyva dhe i thashë femra nuk preket. Hyseni e di vetë çfarë i kam bërë në prapaskenë. Kur e kapi Alvisën me forcë, ia hoqa dorën dhe më tha kush je ti, largohu. E kapa, e shtyva 3 metra tutje’’, tregon Edi.

Edi tashmë është i përjashtuar shkaku i një takimi me Adën.

Intervistën e parë pas daljes nga programi, ai e dha për emisionin Prive në rubrikën ’60 sekonda’. /Prive.alhttps://www.youtube.com/watch?v=JGB5xWbl05A

Artikuj të ngjashëm