Dashuria ka zënë vend në zemrën e saj!
Këngëtarja e famshme Lady Gaga dhe i fejuari i saj Christian Carino, janë fotografuar dorë për dore derisa po ecnin bashkë në New York City gjatë së mërkurës.
Çifti ishin tërë buzë e vesh derisa po shkonin në studion e Gagas në Manhattan.
32 vjeçarja Gaga, kishte veshur një fustan të shkurtër me shenja leopardi dhe një xhaketë lëkure, përderisa i fejuari i saj ishte më i thjeshtë, i tëri i veshur në të zeza.
Lajmin se dyshja janë fejuar në fshehtësi, e kishte publikuar së pari revista US Weekly, ndërsa këto imazhe janë të parat e tyre bashkë në publik, e mendohet se çifti janë fejuar gjatë verës së kaluar, pas disa muajsh takimesh.
Megjithatë, sipas burimeve të afërta të dyshes, planet për dasmë janë ende larg sepse asnjërit nuk po i ngutet për martesë. /Prive.al