Pandemia ka ndryshuar jetën në shumë aspekte, e po ashtu ka ndikuar në ekonominë e vendeve të shumta.
Edhe pse kanë nisur punë shumë biznese, artistët vazhdojnë ti kenë të pezulluara koncertet.
E për këtë arsye, emra të njohur kanë vendosur të mos i publikojnë projektet e reja.
Kështu ka vendosur të veproj Ronela Hajati e cila ka javë që ka finalizuar klipin “Aventura” por që nuk do të publikohet pa nisur performancat.
E deri atëherë Ronela po publikon imazhe nga projekti duke shtuar kuriozitetin mbi këtë prurje./Prive.al