Edhe pas ndarjes, Robert Berisha vazhdon ta pëlqejë Nora Istrefin

By

Lajmi për ndarjen e Nora Istrefit me Robert Berishën, shokoi shumë fansa të çiftit.

Ishte këngëtari ai i cili dha lajmin publikisht përmes Instagramit, pas shumë thashethemeve nëse ishin bashkë apo të ndarë.

Roberti njoftoi se është ndarë me Norën në mënyrë miqësore dhe se do të jenë gjithmonë pranë njëri-tjetrit për shkak të vajzës së tyre Renee.

Këtë e dëshmon akoma më shumë Instagrami.

Ata nuk e kanë hequr njëri-tjetrin madje Roberti vazhdon të pëlqejë pothuajse çdo postim të Norës.

I fundit është ai, kur Nora paraqitet në një fustan të shkurtër teksa ka marrë pjesë në eventin e Class Fashion ku u prezantua edhe koleksioni  i ri i Valdrin Sahitit.

Më poshtë mund ta shihni emrin e tij në mesin e njerëzve që pëlqyen imazhin seksi të Norës./Prive.al

Artikuj të ngjashëm