MTV ka shpallur zyrtarisht nominimet për “MTV Video Music Awards 2019” dhe lista e nominuar për çmimin “Artisti i ri më i mirë”, duket të ketë listën më intriguese nga të gjithë.
ROSALÍA, Billie Eilish, Ava Max, Lizzo, Lil Nas X dhe H.E.R. janë në përzierje për këtë trofe në shfaqjen e këtij viti.
Secili prej artistëve të nominuar ka gëzuar një vit të rëndësishëm, ku ndër ata emra është edhe këngëtarja me prejardhje shqiptare Ava Max.
Billie Eilish ka dalë si një nga yjet më të mëdhenj në muzikë, ndërsa Lil Nas X dhe Lizzo kanë arritur “momente” të kulturës pop për hitet e tyre përkatëse “Old Town Road” dhe “Truth Hurts”.
Rosalia u bë një sensacion me një nga videot më të nxehta të vitit në “Con Altura”.
Ava Max pati atë çka ne quajmë sukses global më këngën “Sweet But Psycho”.
Fituesi do të zbulohet në ceremoninë e Newarkut, NJ më 26 gusht.
Eventet e ndryshme botërore nuk kanë se si bëhen pa shqiptarë, artistet Dua Lipa dhe Bebe Rexha edhe në MTV VMA 2019, kanë përfunduar të nominuara në të njëjtën kategori: “Kënga më e mirë elektronike”.
Bebe Rexha konkurron me dy këngë në këtë kategori: “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers si dhe “Say my name” në bashkëpunim me David Guettan dhe Jay Balvin.
Dua Lipa është e nominuar për këngën “Electricity” në bashkëpunim me Silk City, përkatësisht Mark Ronson edhe Diplo.