“Toto” – ishte njëra prej këngëve mega-hit gjatë vitit që kemi lënë pas.
Noizy u bashkua për herë të parë me reperin e njohur gjerman Raf Camora, për të sjellë projektin i cili numëron miliona klikime në youtube.
Pas këtij suksesi, me sa duket dyshja do të realizojnë edhe diçka bashkë, të paktën kështu ka lënë të kuptohet ardhja e reperit gjerman në Shqipëri.
Ka qenë Noizy ai i cili ka bërë një foto me të dhe e ka postuar në instastory por pa asnjë përshkrim.
Mbetet që gjatë ditëve në vazhdim të kuptojmë nëse dy reperët e famshëm po sjellin një tjetër këngë akoma më hit./Prive.al