Javë më parë, mediat online zbuluan lidhjen e Morena Tarakut me miliarderin nga Teherani, Sasha Sobhani.
Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim nga këngëtarja, plot detaje janë publikuar të cilat vërtetonin lidhjen mes tyre.
Morena tash e një kohë po jeton në Turqi, aty ku po jeton edhe Sasha, madje javën e kaluar publikoi projektin e saj me DJ DAGZ dhe DJ PM, i realizuar në këtë shtet.
Për ta vërtetuar akoma romancën mes tyre, Sasha postoi një video në instastory ku në sfond dëgjohet kënga e Morenës, madje edhe titullin ‘Femnat’, miliarderi e shkroi mbi video.
Edhe pse nuk është shqiptar, Sasha po kënaqet me këngën…/Prive.al