Ndonëse u bënë pak vitë që ajo nuk ka sjellë një këngë të re për ndjekësit e saj, ajo është shumë aktive në rrjete sociale.
E lumtur në jetën martesore, ajo kujdeset që çdo moment të bukur ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale.
E sa i përket dhuratave, Afërdita është një vajzë mjaft e llastuar meqenëse burri i saj kujdeset që ta mbaj të lumtur në çdo detaj.
E tani një ditë para ditëlindjes së saj, nuk ishte burri ai që e suprimoi, por ishte pikërisht motra e saj më e vogël, që u tregua më e shpejtë që t’i dhuroj dhuratën e parë për ditëlindje.
E Jehona u kujdes që dhurata e motrës të jetë edhe luksoze, duke i dhuruar asaj një palë papuçe të markës tejet luksoze Hermes.
Afërdita do të mbush plot 33 vjet, dhe në gardërobën e saj sapo janë shtuar papuçet që janë tejet elegante dhe shumë në trend e të cilat kushtojnë me qindra, duke arritur shifrën prej 500 dollarësh. /Prive.al