Boksieri i famshëm kosovar Robin Krasniqi, siç duket po e planifikon martesën.
Sportisti është i fejuar me bukuroshen shqiptare Heidi Lushtaku, për të cilën në një intervistë pati thënë se në momentin që e ka puthur, e ka ditur se ajo do jetë gruaja e tij.
Dyshja kaluan verën bashkë me pushime në Kosovë e Shqipëri, dhe gjithnjë shfaqeshin shumë të dashuruar me njëri tjetrin.
Ndërsa tani siç duket do kemi edhe hapin e madh nga çifti. Ndonëse nuk është pohuar në mënyrë direkte, Heidi ka vizatuar fustanin e saj të nusërisë vet.
Në një fotografi që ka publikuar në Instagram, modelja e ka bërë skicën e parë të vellos së saj në një letër të bardhë, duke e imagjinuar se si do duket si nuse.
Kjo është shenja e parë që çifti po planifikon martesën, e derisa ka ardhur deri te dizajnimi i fustanit, kjo datë na qenka goxha afër! /Prive.al