Edhe në Pandemi, Labinot Tahiri ka premtuar se do të organizojë Darkën e Gurbetqarit.
Përmes një njoftimi në Facebook, këngëtari tha se me apo pa masa, ai do të organizojë këtë darkë e cila këtë vit shënon shtatëvjetorin.
“Të dashur shqiptarë dhe ju nga Diaspora!
Gurbetqarë të dashur uroj të jeni shëndosh e mirë dhe do të vini shëndosh e mirë në Kosovë.
Edhe nëse do ti heqin masat edhe nëse nuk do ti heqin për ndalimin e ahengjeve familjare e mbremjeve ku pa muzik nuk ka jetë!
Unë dhe ne, prap do ta organizojmë DARKËN E GURBETQARIT në Ferizaj Kosovë e Shqipërisë, si shenjë rrespekti për shpirtin e juj që dhuroni dhe bëni shumë pêr atdhe.
Tani është viti i 7-të që organizoj atë mbremje.
Me familjen dhe femijet po bejmë planet më të mira se si do të ju japim ngrohtësi në atë natë”, ka shkruar artisti në Facebook./Prive.al