Arrestimi i reperit Noizy ka bërë që plot nga artistët tanë, bashkëpunëtorë të tij ndër vite të reagojnë duke kërkuar lirimin e tij.
E fundit nga ta mbetet Morena Taraku, e cila përmes një storie të Instagramit ka kërkuar lirimin e Noizyt.
“Liri për Noizyn”, shkroi Taraku.
Në anën tjetër një listë artistësh që përfshinë Elain, Varrosin, Taynën, Era Istrefin, Bardhin, Elgit Dodën, Ronela Hajatin, Çiljetën e të tjerë, kanë nisur një peticion duke e ndarë me ndjekësit në mediat sociale.
“Të jesh artist dhe njeri publik nuk do të thotë (të jesh) i cenueshëm dhe tabelë qitjeje për kërcënime, shantazhe, fyerje e denigrime të imazhit. Unë jam sot #MeNoizyn, artistin që pasi është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht bashkë me familjen, sot gjendet padrejtësisht nën akuzë nga drejtësia në Kosovë dhe i ndaluar në Shqipëri.
Ne respektojmë institucionet, respektojmë ligjet, por sa të sigurt duhet të ndihemi ne dhe familjet tona kur shohim se drejtësia vepron me disa standarde? Kur shohim se disa personazhe përdorin TikTok-un dhe rrjetet sociale për të na kërcënuar deri edhe me jetë? Më pas, i dalin zot dhunës së tyre verbale e prapë së prapë nuk u hyn gjemb në këmbë? Ndërkohë që Noizy, personazhi publik që e kanë atakuar me sulme nga më të ulëtat ndalohet pa pasur asnjë provë kundër tij?
Sot jam #MeNoizyn për të mbrojtur artistët dhe artin. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur njeriun e përkushtuar ndaj pinës dhe vlerave që mbart arti. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur veten dhe familjen. Sepse drejtësia duhet të ketë një dhe vetëm një standard” – thuhet në peticion.