Flori nuk mbetet vetëm: Ja kush po e mbështetë atë!

By

Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi shpeshherë ka qenë një emër mjaft i komentuar në portale, mes tjerash dhe për relacionet me artistët tanë, që jo pak herë ka pasur luhatje.

Por me ata që ai mban relacione të mira nuk mungon asnjëherë përkrahja si në projekte ashtu edhe në punë tjera.

Njëjt ka ndodhur dhe me këngën ‘Nallane2’ të Florit dhe Dj Vickyt, e cila u publikua disa ditë më parë.

Stresi në një video të publikuar shihet në disponim mjaft të mire, e duke vallëzuar nën tingujt e saj teksa përbri videos kishte shkruar ’ Muzika e ka emrin Threedots’.

Artistë të shumtë e pëlqyen dhe e mbështetën projektin e ri te Florit ,sidomos edhe pas fatkeqësisë që ai hasi ditë më parë ku edhe i’u dogj makina.

E vetë Flori ende po vazhdon heshtjen e tij sa i përket këtij rasti ndoshta duke pritur edhe vetë informatat e para të sakta. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm