Edhe Mimoza Shkodra reagon për Iliasin: S’ka justifikim për vrasjen

By

Këngëtarja e famshme kosovare Mimoza Shkodra e cila jeton në Zvicër, ka reaguar për vrasjen e Ilias Mahmutit, 7-të vjeçarit me preardhje nga Kosova, që u vra barbarisht nga një grua 75 vjeçare zvicerane.

Shkodra shkruan në profilin e saj në Instagram, se nuk ka justifikim për njerëzit me probleme mendore që kryejnë vepra të tilla dhe ka shprehur ngushëllime për familjarët e vogëlushit.

“Ngushëllime familjes së Iliasit. Nuk ka asnjë justifikim për njerëzit e dyshuar “të paqëndrueshëm mentalisht që i vrasin ata”. Vrasësi është VRASËS dhe duhet të dënohet për atë që ka bërë. Rri në paqe engjëlli ynë Ilias”.

Ilias Mahmuti u vra të mërkurën rreth orës 12:30 në Bazel të Zvicrës, derisa po kthehej nga shkolla për në shtëpi, nga një grua e moshuar.

Ai u gjet thuajse pa shenja jete nga mësuesja e tij, derisa 75 vjecarja u dorëzua vet në polici e prokurori, dhe e rrëfei krimin.

Kronika e plotë me detaje nga Klan Kosova në linkun më poshtë:

Artikuj të ngjashëm