Në vitin 2008 ajo ishte Miss Shqipëria, për tu shndërruar në një yll ekrani në televizionet turke.
E më pas, u martua me një aktor të famshëm turk, duke thyer zemrat e shumë vajzave.
Sado të na vije keq për to, Almeda jonë është një yll i vërtetë e të tillë e ka edhe bashkëshortin, Tolgahan Sayisman.
Aktori turk është një burrë i pashëm, ndërsa gruaja e tij e krahason atë me një kafshë që për llojin e vet është e mahnitshme.
Almeda ka publikuar në profilin e saj në Instagram, një fotografi në të cilën ka bërë një kolazh imazhin e bashkëshortit me një tigër të vogël.
“A nuk janë të njëjtë”, ka shkruar Almeda… /Prive.al