Rasti i familjes Krasniqi nga Peja për pak orë ka mobilizuar të gjithë duke vulosur edhe një herë një nga virtytet më të mira që ne kemi si popull.
Fatmirësisht, tani është pothuajse punë e kryer zhvendosja e zonjës Teutë dhe fëmijëve të saj nga ambienti ku jetojnë.
Por vizitat prapëseprapë nuk po mungojnë. Në orët e pasdites edhe reperi Gold AG ka vizituar këtë familje teksa në postimin e tij ka dhënë edhe një mesazh.
‘Mëshiro që të mëshirohesh’ – është shprehur Ariani teksa mban në krah vogëlushin që tashmë dëshirën që të ketë një top e ka të plotësuar. /Prive.al/