Çastet romantike të Teuta Krasniqit!

By

Pak kohë më parë, aktorja e njohur Teuta Krasniqi bëri publike lidhjen e saj me trajnerin e fitnesit Adonis Morina.

Historia që nisi me dyshime dhe thashetheme shkaku i shëtitjeve në Venedik ku siç tha Teuta ‘nuk shkohet vetëm’, u zyrtarizua me një pranim publik në media.

Por që nga ajo kohë, çifti po shijon në maksimum të qenurit bashkë pa dashur të jenë nën llupën e medias rozë.

E në një foto të siguruar nga Prive, dyshja shihen të afërt me njëri-tjetrin duke dëshmuar se gjenden në qiellin e shtatë.

Ndryshe, Teuta po shijon suksesin edhe në rrafshin profesional me projekte të shumta dhe kursin për fëmijë që po rezulton investim kohe e pune tejet i qëlluar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm