Edhe Era Istrefi përkrahë Paradën LGBT, këngëtarja e njohur bën dedikimin në Instagram!

By

Nuk ndodhet në Kosovë megjithatë zemra e saj sot ishte në vendlindje.

Këngëtarja prishtinase Era Istrefi, gjithnjë e ka shprehur publikisht përkrahjen e saj për komunitetin LGBTI duke deklaruar se është në mbështetje të të drejtave të tyre bazike.

Istrefi ndonëse ishte ftuar që të merrte pjesë në këtë paradë, nuk ia doli as këtë vit të vijë në Prishtinë por ka shkruar në Instagram se komuniteti e ka suportin e saj.

Parada e Krenarisë u mbajt në Prishtinë, e udhëhequr nga aktivistë e pjesëtarë të komunitetit derisa kësaj parade i është bashkuar edhe këngëtarja e famshme shqiptare Adelina Ismaili, pasi asaj iu bë ftesa në emisionin Nd’rrimi i Natës që të shkonte në marsh. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm