Në mesin e një situate të daljeve masive nga Babastars, duket se sapo është zyrtarizuar largimi i rradhës.
Pas Skivit dhe anëtarit historik që nga Tingulli 3’nt, Agon Amigës, lamtumirën ia ka dhënë edhe Cozman.
Reperi në një video për fansat kërkon falje për anulimin e koncerteve por duket i lodhur nga repërt fake të cilët s’i përmend me emër.
“S’po muj mo me fake repera, me fake repera, me bullsh*ta. Këta nuk ishin kërkah” – dëgjohet teksa thotë Cozman i cili premton një start të ri.
Ndiqeni të plotë më poshtë deklaratën e tij. /Prive.al