Emri i tij u bë mjaft i përmendur gjatë verës falë bashkëpunimit me këngëtaren Elvana Gjata. Bëhet fjalë për këngëtarin e ‘Love me’ Brunon i cili sot prezanton këngën e re.
‘Dehur’ mban emrin kjo këngë që është punuar e gjitha në studion e Threedots e ndërsa do të këndohet për herë të parë në ‘E diela shqiptare’ si pjesë e ‘Kënga Magjike.
Përpos Brunos nga Threedots po merr pjesë Flori, Klajdi e Erik Lloshi teksa producentë të kësaj studio kanë punuar këngë edhe për artistë të tjerë pjesëmarrës.