Edhe Babastars të shokuar

By

Vdekja e shtetasit shqiptar Jetnis Dollapi pas një aksidenti sonte në Tiranë shokoi shumë mikun e dikurshëm të tij, Stresin.

Paralelisht, Dollapi ka qenë mik edhe i djemve të Babastars të cilët e kanë kujtuar shokun që befasishëm ndërpreu rrugëtimin jetësor.

Ka qenë lideri, Getoar Selimi ai që ka postuar një foto me Jetnisin nën mbishkrimin: ‘I lehte te qoftë dheu e u prefsh ne paqe vella’.

Njejtë ka vepruar edhe Agon Amiga, teksa Cozman ka potencuar një thënie të fuqishme. ‘Vetëm të mirët vdesin të rinj’ – ishte mbishkrimi i tij.

Ndryshe, Noizy ka zgjedhur të mos e thotë asnjë fjalë për tragjedinë që i mori jetën 28 vjeçarit i cili dikur përfshihej në zënka të rrezikshme për ta mbrojtur atë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm