Edhe Ariana Grande është një vajzë e zakonshme me raste, mbetet pa fjalë kur takon idolin e saj

By

E kuptojmë që edhe idoli ynë është një njeri i zakonshëm në momentin që takon idolin e tij. Ato emocionet e pafiltruara që vërehen në fytyrën e dikujt kur takon dikë që idolizon, janë të papërsëritshme!

Ëndërra e këngëtares së famshme Grande sapo u realizua.

Këngëtarja “Imagine”, 26 vjeçare, ndau një postim të përzemërt në Instagram në lidhje me kohën që po kalon më idhullin e saj, Jim Carrey, duke e përshkruar atë si “përvojën më të veçantë të jetës time.”

“Asgjë nuk është më e çmendur se sa të punosh dhe të kalosh kohë me dikë që e ke idolizuar dhe adhuruar para se të mund të flisnit,” shkroi Grande krahas një fotografie ku shihet duke u përqafuar me aktorin Jim Carrey.

Ajo vazhdoi: “Në fakt, ajo që është edhe më e çmendur, është të zbulosh që personi që adhuroni, të jetë më i veçantë dhe i ngrohtë dhe zemërgjerë sesa mund ta imagjinonit.”

 

 

Artikuj të ngjashëm