22 vjeçari nga Kosova, Gjon Muharremaj, e ka zënë vendin e tretë në Eurovizionin e 65-të.
Muharremaj e ka përfaqësuar Zvicrën me këngën “Tout l’univers”.
Ai madje është zgjedhur si pari nga ana e jurisë me 267 pikë, por që në fund votat e audiencës nxorën fitues Italinë.
Djaloshi nga Kosova në një intervistë pas finales për Radio Televizionin e Zvicrës (SRF), tha se ishte shumë i lumtur për rezultatin.
“Jam shumë i lumtur që kam arritur vendin e tretë dhe kam marrë një vlerësim të tillë. Sidomos nga juria”.
Gjoni shtoi se donte të tregonte se mund të arrinte një sukses kaq të madh.
“Të them të drejtën, kishim probleme teknike më parë. Por ne ishim në gjendje ta zgjidhnim atë në mënyrë që të mund të jepnim në mënyrë perfekte në finale. Doja t’iu tregoja të gjithëve se mund ta bëj. Për mua, votimi i jurisë do të thotë që unë kam diçka të veçantë”.
Ai mori gjithsejt 437 vota.