E thotë Afrona! Çfarë e bëri të dashurohej në Bleron?

By

Lidhja e tyre është nga ato lidhjet e gjata, të cilat i mbijetojnë edhe distancës e cdo stuhie!

Këngëtari Blero Muharremi dhe modelja kosovare Afrona Dika, kanë shumë vjet që janë bashkë, ndërsa në një edicion festiv, atë të vitit 2017-të në Prive, këngëtari i propozoi asaj edhe fejesë.

Dhe tani, tek pas dy vitesh dyshja po martohen ndërsa data e madhe e rezervuar për kurorëzimin e dashurisë së tyre, është 21 shtatori i këtij viti.

Por para se të lidh kurorë e të niset për altar, Afrona Dika u ktheu përgjigje fansave të saj në Instagram, e dikush e pyeti se çfarë e bëri të dashurohej në Bleron.

“Është zemra e madhe që ka”, është përgjigjur Afrona!

Çifti martohen këtë vit në një dasmë të madhe ku do mblidhen shumë emra të njohur të skenës publike shqiptare, në Gjirin e Lalëzit në Shqipëri, gjatë muajit shtator. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm