Rasti tragjik i 18 vjeçares nga Ferizaj që humbi jetën nga keqtrajtimi i personit me të cilin bashkëjetonte ka ngjallur reagim të madh revolte në rrjete sociale.
Pashmangshëm, pjesë e reagimeve janë bërë edhe fytyrat publike.
Por, pas këtij rasti, këngëtarja Gjira Kajtazi ka vendosur të ndajë një eksperiencë personale.
Ajo ka rrëfyer rastet e dhunës që ka parë vet në Kosovë, për të cilat fatkeqësisht është ndjerë e pafuqishme të reagojë.
“Isha dëshmitare e dhunës. Disa herë në rrugët e Prishtinës kam pa raste ku tipi e shtin në qosh femrën që e do kaq fort dhe i mëshojke sa mujke. Çfarë sikleti me e pa e mos me e ditë qysh me ndihmu. U sillsha poshtë e lartë, e kur erdh taksisti e pyeta: A kishe mujt me më ndihmu me insistu. As që e mendoi çka thashë e po përgjigjet: hajt motra jem se ku me e ditë çka ka bo ajo” – nisë rrëfimi i Gjirës.
Këngëtarja problemin e sheh saktësisht tek justifikimi i dhunës në nivele të përhapura gjerësisht në shoqëri.
Reagimi i plotë i Gjirës vjen në vijim. /Prive.al