Sigurisht që po prisnit që disa prej emrave më të njohur të parfumerisë në botë,t ‘i blini me çmime më të ulëta në Maison de Parfum.
Dhe sigurisht që zbritja po vjen.
Me datat 23, 24 dhe 25 nëntor, në Royal Mall në Maison de parfum mund të merrni produktet me 10% e deri në 30% më lirë.
E më poshtë mund t’i gjeni të listuara disa nga aromat më të mira që gjinden në raftet e dyqanit, i cili ndodhet në Rrugën B në Prishtinë në qendrën tregtare Royal Mall.
Këtu gjeni dhe Instagramin zyrtar, e artikulli vazhdon më poshtë:
Aromat janë nga më të mirat e botës, flagranca që kanë histori të tërë nga pas, e që kanë me dekada në treg.
Dyqani “Maison de Parfume” apo përkthyer në shqip nga frëngjishtja “Shtëpia e Parfumeve”, do të hapet në Prishtinë me 21 Qershor, kur të hapet edhe qendra e madhe tregtare Royal Mall në Rrugën B të kryeqytetit.
Më poshtë, njihuni me disa prej parfumeve që do të gjeni në këtë dyqan ekskluziv.
Amouage
Amouage është një fragrancë luksoze ndërkombëtare e krijuar në vitin 1983 në Oman të Emirateve të Bashkuara. Kompania ishte themeluar me kërkesë të Sultan Qaboos nga Prince Sayyid Hamad bin Hamoud al bu Said, dhe që atëherë ka marrë zemrat e miliona përdoruesve.
Roja
“Nuk ka asgjë më të mirë se sa të të mbajnë mend nga parfumi”, është njëra ndër thëniet që e përshkruam më së miri rëndësinë e të pasurit aromën tuaj. Këtë e ka thënë Roja Dove, një specialist aromash, historian fragrancash dhe parfumer, aromat e të cilit janë shitur në dyqanet më luksoze në mbarë botën, e tani edhe në Prishtinë. Maison de Parfum sjellë aromat e tij në kryeqytetin tonë.
Kilian
Ky parfum është përplot histori. I krijuar nga Kilian Hnnessy, është ndër parfumet më luksoze në botë. Kilian i takon një familjeje që kishte krijuar qysh kohë më parë kolonjat, që ishin pionierë të luksit e më pas, si më i riu i familjes vendosi që të vazhdonte traditën. Ai ka krijuar brendin Kilian dhe thotë se parfumi është një formë arti.
Francis Kurkdjian
Edhe parfumet e francezit të famshëm Francis Kurkidijan do të jenë në raftet e dyqanit Mainson de Parfume në Prishtinë. Parfumet e Kurkidijan, kanë përfshirë tregun ndërkombëtar që në vitin 1990. Parisieni Kurkidijan, është fitues i çmimit francez “Prix François Coty”, për arritjet jetësore në fushën e parfumerisë. E ku ka më mirë, se aromat e një parfumeri francez në dorën tënde?
MEMO Paris
Marka e njohur e parfumeve MEMO Paris është një kompani aromash e krijuar nga John dhe Clara Molloy në vitin 2007. Dyshja ishin takuar në një teleferik gjatë pushimeve dimërore dhe kishin vendosur të nisnin një udhëtim bashkë e më pas krijuan një kompani të suksesshme që prodhonte aroma, e që më pas do njihej si MEMO Paris.
Memo Paris është emëruar në bazë të kujtimeve të Claras, të mbledhura në tërë botën.
CREED
Creed është një shtëpi multi nacionale e parfumit, me bazë në Paris. Fillimisht ishte themeluar e krijuar në Angli në vitin 1760, e më pas pronari e zhvendosi në Francë, ku operon që nga viti 1980. Tani e gjeni në tërë botën, e edhe në Prishtinë.
Frederic Malle
Luksi francez në dyqanin në Prishtinë! Frederic Malle është krijuesi i kësaj kompanie, që prodhon aromat fantastike në parfume e losione trupi. Ai vjen nga një familje industrialistësh, artistes e parfumerës. Gjyshi i tij, ishte themeluesi i parfumeve Christian Dior, e ai prezanton gjeneratën e tretë të parfumbërësve të kësaj familjeje.
Lalique
Kopmania Lalique, është franceze dhe u krijua nga Rene Lalique, që përveç se në aroma është i specializuar edhe në krijimin e shisheve të tyre, që me të vërtetë janë vepra arti.
Clive Christian
Clive Christian Parfume, është një shtëpi e pavarur dhe luksoze e parfumeve me bazë në Britani të Madhe, e po ashtu me një databazë shitjesh ndërkombëtare.
Shtëpia Clive Christian ishte themeluar në vitin 1999 nga Clive Christian, si pasardhëse e Parfumerisë së Kurorës. Kompania paraprake, që nga viti 1872 i kishte shërbyer me parfume mbretëreshës Viktoria.
Franc Boclet
Me parfumin e Franc Boclet, ju do të jeni burri pas së cilit kthejnë kokën të gjitha gratë, e pse jo dhe burrat! I rritur në Paris Franc Boclet kishte krijuar një linjë mode tejet maskiline. Boclet tani ka 32 aroma unike për burra, disa prej të cilave vijnë së shpejti në Prishtinë.