Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Shota Baraliu, ka folur për një debat që e pati me Anën, ish-banoren tjetër të shtëpisë më të madhe në vend.
Ajo tha se deklarata e saj ishte keqkuptuar kur i kishte thënë Anës që të vesh sytjena brenda shtëpisë.
“Ai lloj debati mendoj se është keqkuptuar, sepse mënyra se si unë e them është pak më e vrazhdë, thjeshtë ka qenë një këshillë për Anën. Vetëm jam munduar së paku t’i them që të vesh sytjena, sepse edhe mua ma ka marrë vëmendjen”, ka thënë Baraliu mbrëmë në Post Big Brother VIP.
View this post on Instagram
E një përgjigje indirekte ka ardhur nga Ana e cila dje mungoi në program.
Ajo ka postuar një fotografi në aeroplan.
“Nuk kam kohë për këtë. Jam duke e festuar të ardhmen. Vazhdoni të ma përmendni emrin”, është shprehur ajo në një kundërpërgjigje indirekte për atë që u tha mbrëmë në program. /Prive.al