E përmalluar, Fjolla zbulon pak nga dashuria që si jeton më?! (FOTO)

By

Kushdo që e ndjek Fjolla Morinën në rrjete sociale ka mundur të dëshmojë tash e një kohë moment të shpeshta dobësie nga këngëtarja.

Fjolla, e cila njihet për imazhin e saj të hekurt, të një femre që ka përjetuar shumëçka dhe ja del sërish të rrisë dy vajza, kohë pas kohe po ‘tradhëtohet’ nga emocionet.

Shpesh, këngëtarja e njohur po shfaq anën e saj të butë, me balada melankolike e dedikime të koduara.

Kjo në fakt nuk shpëtoi edhe pa u komentuar nëpër portale gjatë verës.

Thashethemet rrëfenin mbi një dashuri të ndërprerë në mes nga një atentat në Sukth, gjë që u pranua rrotull nga Fjolla, për t’u mohuar më pas.

”E zhgënjyer, ndoshta nga jeta, Zoti ti merr njerëzit më të dashur dhe ky është zhgënjimi më i madh. Nuk është zhgënjim kur dikush largohet se nuk do të rrijë me ty” – kishte deklaruar Fjolla në një prej prononcimeve televizive gjatë verës.

E vëmendjen tek kjo histori, Fjolla e ka rikthyer sërish mbrëmë me një postim ku shfaq baladën e Fifit me të cilën artistja garon në festivalin ‘Kënga Magjike’.

Pikërisht në pjesën  e tekstit ‘Çka nëse një ditë vdes unë dhe më nuk frymoj, brenda teje a do jetoj?’, Morina ka shkruar një E, e cila sipas të gjitha gjasave qëndron për shkronjën e parë të emrit të personit të zemrës i cili nuk jeton më.

Të vërtetën në këtë histori mund të na e thotë vetëm Fjolla kur mbase do vendosë të flasë hapur dhe jo me kode që ngacmojnë kuriozitetin tonë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm