Mace, qen e ndonjë papagall apo edhe hamster, janë kafshët të cilat mbahen në shtëpi dhe për të cilat një njeri mund të kujdeset.
Por këngëtari nga Shkupi, Adrian Gaxha, e ka quar këtë në një tjetër nivel. Ai ka vendosur që të marrë përsipër përkujdesjen për një ari të murrmë.
Në profilin e tij në Instagram, këngëtari ka publikuar fotografi me ariun, të cilin e cilëson si “vogëlushin e tij të ri”.
Ariu është ende në moshë të njomë, ndërsa në një ambient të hapur këngëtari është fotografuar duke u kujdesur për nevojat e tij elementare, siç është ushqimi me qumësht.
Gaxha duket shumë i lumtur për këtë kafshë, së cilës ende nuk i ka vënë emër. /Prive.al
A post shared by Adrian Gaxha (@adriangaxha) on