E patë bluzën e re, dizajn i Gashit për Sunny Hill? Edicion i limituar dhe qenka fantastike!

By

Reperi tashmë numëron 1 milionë ndjekës në profilin e tij në Instagram, ndërsa miliona klikime numërojnë hitet e tij në Youtube.

Si rrjedhojë kjo krijon platformë shumë përfshirëse që ai të promovojë artin e tij por edhe vendin prej nga vje, të cilën e ka bërë në mënyrë konstante.

Me siguri tashmë i keni lexuar të gjithë emrat që do të performojnë në festivalin tradicional “Sunny Hill”.

Njëri prej të famshëmve është Gashi – reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, i cili do të jetë i pranishëm në këtë festival që do të nisë nesër.

Në aeroportin e famshëm amerikan LAX, Gashi bën të ditur që ka marrë rrugën për Kosovë.

E si një rast tejet i veçantë për Gashin, ai me anë të një dizajni ka bërë të ditur krenarinë që ka për prejardhjen e tij. Në instagramin e tij ai ka postuar bluzën në fjalë, në të cilën shkruan:

“Labinot Larry Gashi, father from Drenica, mother from Mitrovica. A refugee who made his dreams come true, and so can you. Shqipe we made it!” – shkruan bluza në pjesën e përparme, ku në pjesën e prapme shihet simboli kombëtar, shqipja me dy krerë.

Maicën mund ta blini në Festivalin Sunny Hill, i cili do mbahet me datat 2,3 dhe 4 gusht. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm