Transformimi i Fifit ka qenë kryetema e portaleve dhe rrjeteve sociale së fundmi.
Të gjithë jemi mahnitur nga rënia në peshë dhe linjat e këngëtares këtë verë.
Por, pikërisht për këtë proces, vetë Fifi është detyruar të reagojë.
Ajo i ka sqaruar portalet se humbja në peshë nuk lidhet me intervenimin në lukth të cilin e ka pasur para disa kohëve e as me seancat e trajtimit të njohur si “liposuction”.
Përmes InstaStory, Fifi ka treguar se dobësimi ka ardhur përmes seancave tek Shkenda Dubova dhe regjimit strikt ushqimor, që duken të kenë qenë i vetmi kombinim me rezultat për të.
Postimi i plotë i këngëtares, më poshtë. /Prive.al