Zakonisht e ka dëshmuar që është një valltare shumë e zonja, por kësaj here desh u rrëzua.
Ndoshta për shkak se Elvana Gjata po tentonte të vallëzonte në shkallët e aeroplanit privat, me të cilin ajo po udhëton nëpër Europë.
Këngëtarja e famshme shqiptare, mbrëmë dha koncert në Zone Club në Prishtinë, e menjëherë është nisur në një tjetër udhëtim.
Ajo ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet duke bërë një vallëzim qesharak, e në fund fare është gati të bijë e të rrëzohet.
“E pamësuar”, ka shkruar ajo në këtë video, duke lënë të nënkuptohet se s’është e zakonshme për të të vallëzojë ashtu. /Prive.al