E pabesueshme, por ndodhi: Dikush në Amerikë i fitoi 1.6 bilionë dollarë në loto

By

Një pronar i një tikete të lotarisë në Karolinën Jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sapo është shpallur fitues i xhekpotit më të madh në historinë e SHBA-së.

Kompania që udhëheqë me loton atje, Mega Millions, e ka konfirmuar se tashmë ka një fitues të çmimit prej 1.6 bilionë dollarësh.

Numrat e këtij xhekpoti ishin 28, 70, 5, 62 dhe 65. Predikimet thonë se mundësia që një numër i tillë të kombinohej e të sillte një fitues ishin 1 në 300 milionë njerëz.

Ndërsa mediat amerikane kanë raportuar se njerëzit në SHBA po prisnin në radhë të gjata për të blerë tiketa lotarie, në mënyrë që t’i jepnin vetes shansin të ishin fitues.

Artikuj të ngjashëm