Kushtet e rënda atmosferike, ia kishin pamundësuar Rita Orës që të udhëtonte me aeroplan drejt Skocisë!
Por këngëtarja kishte shkuar atje me tren që të mbante koncertin e planifikuar në Glasgow.
Në një stadium të mbushur me mijëra njerëz, Rita Ora ka performuar hitet e saj derisa shiu s’kishte të ndalur e po binte rrëmbyeshëm.
Kjo nuk e ka stopuar artisten që të japë maksimumin e saj në skenë dhe madje po dukej shumë e lumtur derisa vallëzonte e kënaqej bashkë me fansat që kishin shkuar për ta parë.
Madje, në koncertin e Ritës mbrëmë, ndodhi edhe dicka romantike. Një djalë i ka propozuar fejesë të dashurës së saj në mes të skenës, derisa Rita po qëndronte pranë tyre. /Prive.al