Një darkë me miken tënde më të mirë, është ilaçi i të gjitha halleve.
Dhe duket se hallet nuk janë të pakta për këngëtaren Mimoza Shkodra, e cila ditëve të fundit ka qenë subjekt i artikujve të mediave rozë.
Shkodra po përflitet t’i ketë dhënë fund fejesës me këngëtarin Selqi Qalliu, me të cilin zyrtarizoi lidhjen në fillim të këtij viti.
Këngëtarja e famshme shqiptare dhe i fejuari i saj, dukeshin tejet të dashuruar dhe me plane për të ardhmen, derisa në një moment, fotografitë e tyre të përbashkëta u fshinë nga rrjetet sociale.
Mimoza Shkodra mbrëmjen e kaluar, ka publikuar një fotografi duke darkuar me një shoqe te sajën për të cilën shkruan se aq shumë ka pasur për t’i treguar, sa i është ftohur edhe darka!
Aludimet nisën se dyshja janë ndarë sepse as në pushime verore nuk u panë bashkë, megjithatë ata duket se nuk i kanë shkëputur krejtësisht marrëdhëniet sepse vazhdojnë ta ndjekin njëri tjetrin në Instagram. /Prive.al
https://www.instagram.com/p/BnhdkOInhV-/?taken-by=mimozashkodra