E mbajti të fshehur për 14 vjet – aktori i njohur zbulon se ka HIV

By

Billy Porter, ka thyer heshtjen në lidhje me betejën e tij në një intervistë të fundit. Billy, 51 vjeçar u diagnostikua në vitin 2007, të cilin ai e përshkruan si vitin më të keq të jetës së tij.

Atë vit, ai u diagnostikua me diabet të Tipit 2 në shkurt, dhe më pas u testua pozitiv për HIV në qershor.

Problemet e tij shëndetësore filluan kur ai zbuloi një puçërr e cila u bë e madhe dhe t’i shkaktonte dhimbje. Ndërsa vizitonte një qendër mjekësore, ai u pyet nëse dëshironte një test HIV për të cilin ai pranoi, me testet që më vonë u kthyen pozitive.

Duke folur për Hollywood Reporter, aktori tha: “Për një kohë të gjatë, shumë e kanë ditur- përveç nënës sime. Po përpiqesha të kisha një jetë dhe një karrierë dhe nuk isha i sigurt se mund ta bëja nëse njerëzit e gabuar e dinin. Thjesht do të ishte një mënyrë tjetër që njerëzit të më diskriminojnë në një profesion tashmë diskriminues. Kështu që u përpoqa ta mendoja sa më pak që të mundesha. U përpoqa ta bllokoja. Por karantina më ka mësuar shumë”, tha ai.

Billy zbuloi se ai donte të priste derisa nëna e tij të vdiste për të ndarë diagnozën e tij me botën, por vendosi t’i tregonte asaj në ditën e fundit të xhirimeve të “Pose”, e cila kthehet me sezonin e saj të fundit këtë verë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm