Edi dhe Ada në “Përputhen” i dhanë një tjetër kahje raportit të tyre.
Pas disa javëve të mërzitur e në distancë, kërkim falja e djaloshit nga Kosova i bëri gjërat më të lehta.
Dozat romantike u rikthyen në “Përputhen Prime” dhe me shumë gjasë po vazhdojnë edhe tutje.
Faqja “Vipat e Bllokut” ka publikuar një fotografi të Edit dhe një vajze që pretendohet se është Ada.
Ajo e maskuar, duket të ketë qenë shumë e kujdesshme për të mos rënë në sy që ka dalë jashtë programit me Edin.
Takimet janë të ndaluara jashtë andaj me shumë gjasë do të trajtohet si rast në rrjedhën e emisionit. /Prive.al