Këngëtarja Remzie Osmani sot feston ditëlindje jubilare.
Ylli i muzikës popullore, e preferuara e të gjithëve mbush 50 pranvera.
Në këtë ditëlindje të veçantë, ajo ka festuar në gjirin familjar teksa ka falenderuar të gjithë për kujdesin e treguar.
“Urimet e juaja te panumerta, dashuria juaj e sinqerte, respekti, arsyeja dhe motivi i punes time jeni ju, familja ime fansat e mi. Ju dua pa fund!” – është shprehur Remzia.
Në kohë të tjera, një ditëlindje jubilare si kjo sigurisht se do shënohej ndryshe, por meqenëse jetojmë në periudhë pandemike, le të gëzohemi e le të urojmë virtualisht. /Prive.al