E larguan nga puna se doli në Top Channel, flet Alesia Bami

By

Paraditen e sotme u bë lajm largimi i velinës Alesia Bami nga programi investigativ ‘Stop’ në mënyrë të rrufeshme.

Mediat në Shqipëri ngritën dyshimet se largimi i beftë nga puna u bë për faktin që Bami dha një intervistë në Top Channel tek Bieta Sulo, rivalja e drejtpërdrejtë e Rudina Magjistarit.

E për këtë zhvillim, për të parën herë ka reaguar modelja duke konfirmuar shkarkimin nga puna vetëm për shkak të intervistës së dhënë në ekranin rival.

Ajo fillimisht ka ndarë një varg të mesazheve nga ndjekësit që pyesnin mbi mungesën e saj në program, shoqëruar me një reagim mbi ngjarjen të cilin mund ta lexoni më poshtë.

Kujtojmë se dikur, Top Channel ndalonte figurat e saj të dilnin tek Klani por me këtë veprim, duket se rolet janë ndryshuar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm