Herë pas here, kreatori, Valdrin Sahiti publikon video me vajzën e tij Bella në rrjete sociale, ku babë e dijë shihen në një raport shumë të shëndetshëm dhe komunikativ.
Videoja e fundit si duket ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve kur dëgjuan të dy duke biseduar në gjuhën angleze.
Kjo nxiti edhe një reagim nga ana e Valdrinit i cili me një ton ironizues i siguron të gjithë se Bella di të flasë shqip dhe se është e sigurt në duart e prindërve të saj.
Reagimi i tij i plotë më poshtë. /Prive.al
“Njerëz të dashur që jeni shqetësuar për të folurën e vajzës sime në gjuhën angleze. Ju siguroj që është në duar të sigurta dhe nuk ka asnjë problem me gjuhën shqipe. Madje dhe gjyshërit i ka me titullin Dr.Prof. Faleminderit për shqetësimin tuaj por arsimi jonë ndër breza është në një nivel të lartë. Mënyra se si flasim mes nesh është thjeshtë një qejf i joni dhe nuk i japim llogari askujt”, shkruan Valdrini.