E kritikuan pse iu referua vetes kosovare dhe jo shqiptare! Ragon Tayna

By

Një debat i zjarrtë lidhur me identittin kombëtar të kosovarëveka nisur në Instagramin e Dafina Zeqirit.

Ka qenë ajo e cila ka postuar komplimentat e Rita Orës ndaj saj dhe Taynas për këngën “Bye Bye”. Rita Ora, në rrëfimin e saj, i quajti vajzat “Kosovan women” (vajza kosovare) dhe më pas, u përforcua nga komenti i Taynës e cila gjithashtu përdori këtë term që shpërfaqë identitetin shtetëror të vajzave të suksesshme në muzikë.

Komente të ndryshme shpërthyen nga komentuesit në Instagram, të cilët në përgjithësi i bënin reply Taynas duke e kritikuar që i tha vetes Kosovare;

LEXO MË SHUMË:

Rita dhe Tayna i referohen vetes si “kosovare”, arsyeja pse plasi debati në rrjete sociale

Pasi na e do mendja se i ka lexuar të gjitha komentet referuar asaj, Tayna ka pasur vetëm një përgjigje!

Këngëtarja ka publikuar statistikat demografike të mbledhura nga vet Instagrami, ku dëshmon se numrin më të madh të fansave dhe numri më i madh i njerëzve që kanë vizituar profilin e saj vjen nga Tirana.

Këtë fotografi, Tayna e ka shoqëruar me vendosjen e flamurit kombëtar kuq e zi, me shqiponjën dy krenare!

Artikuj të ngjashëm