Ditën e djeshme u komentua shumë në rrjet një mesazh i motrës së Alba Vukajt për Mbresën të cilën e konsideroi ‘xheloze’ në program.
Krejt kjo pasi prezantuesja e Big Talk vetëm hamendësoi se çka mund ti ketë thënë ajo në vesh përgjatë takimit të shumëkomentuar sa Alba ishte në Big Brother VIP Kosova.
Mbresa supozoi se mund t’i ketë thënë që të mos rrijë me grim, temë kjo super e komentuar përgjatë asaj periudhe jashtë nga publiku.
E prezantuesja ka zgjedhur që të thotë fjalët e saj në platformën X.
‘Nuk më pëlqen të reagoj për këtë lloj drame, sepse nuk më pëlqen mentaliteti i ndjekjes së ndikimit, kështuqë thjesht do të them këtë: “Burrat që vendosin gratë kundër njëra-tjetrës është shumë e ulët, por gratë që vendosin gratë e tjera kundër njëra-tjetrës është më e ulëta (sidomos kur njëra prej tyre është motra jote)’, është shprehur ajo.
Me kaq, Mbresa i ka vënë pikën komentit të Jonës. /Prive.al
I don’t like to react on this type of drama cause I dislike clout chasing mentality, so I’m just gonna say this ”Men pitting women against each other is very low, but women pitting other women against each other it’s the lowest(especially when one of them is your sister)”#wakeup
— Mbresa Hajrullahu (@MbresaH) January 22, 2024