Për pak e zbuloi: Luana Vjollca përmend shifrën e pagesës së saj

By

Ne vdesim që të dimë se sa marrin nga puna e tyre të famshmit.

Dhe kërshëria rritet edhe më shumë kur bëhet fjalë për një vajzë të bukur si Luana Vjollca.

Moderatorja që sapo ka nisur emisionin “Shiko kush luan”, ku ka një rubrikë të re loje “Ndaje ose Haje”, ka zbuluar një gjysmë të vërtete për pagën e saj.

Të ftuarit e kësaj loje duhet të rrefejnë disa të vërteta që në situata të tjera, s’do i kishin thënë.

Ata duhet ta thonë një të vërtetë, ose të hanë ushqimet e shpifura që u janë shërbyer në tavolinë.

Pjesë e kësaj loje, është bërë edhe vetë moderatorja Luana Vjollca, e cila i duhej t’i përgjigjej një pyetjeje shumë të vështirë: sa i është rritur rroga pasi është bërë autore e programit?

Luana e ka treguar vetëm shifrën e parë, por duke mos na thënë se nga sa zero ndiqet nga pas.

“Një 5-she, po sa zero nuk po e them“, u shpreh Luana.

 

Artikuj të ngjashëm